Pasi Emma Morano, 117-vjeçarja italiane ndërroi jetë disa ditë më parë, tashmë është një xhamaikane që e mban këtë stafetë.
Ajo quhet Violet Brown, në një intervistë të dhënë për një media vendase në 2010, tha se sekreti i saj i jetëgjatësisë është një parim i gjetur në Dhiatën e Vjetër të Bibles: “Ndero nënë dhe babain tënd që të kesh jetë të gjatë”.
Ajo ka shmangur rumin, por ha gjithçka përveç pulës dhe derrit. USA Today rrëfen se “Tetoja V”, siç e thërrasin miqtë dhe familja e saj, konsumon peshk dhe dele dhe ndonjëherë këmbët e lopës.
Brown, i cili ka lindur më 10 Mars 1900, ka thënë për Gleaner e rregullon ende vetë shtratin e saj çdo mëngjes, lexon, shkruan dhe i qëndron besnike besimit të saj baptist. “E dua Kishën”, ka thënë ajo.
Brown mori titullin si personi më i vjetër që jeton në botë pas vdekjes së Morrano që kishte lindur më 1899 dhe ndërroi jetë më 16 prill.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...