Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se kanë mbetur edhe tri ditë deri në ditën e premte kur edhe skadon ultimatumi i dhënë Qeverisë së Kosovës për të ndërhyrë në kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës së Deçanit në njërën anë dhe personelit të Manastirit të Deçanit në anën tjetër në lidhje me pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.
LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, pret që brenda këtyre ditëve të reflektojë Qeveria e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Privatizim në të kundërtën janë të vendosur për të vazhduar rrugëtimin për të kundërshtuar çdo tentim për t’i dhënë pronësinë Manastirit të Deçanit ndaj këtyre pronave.
“Pas datës 21 prill 2017, do të jenë organet e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ato që do të shpallin bllokimin e rrugës për në drejtim të Manastirit të Deçanit, bllokim i cili do të ketë si qëllim sinjalizimin e institucioneve tona se pronat shoqërore në veçanti dhe pronat në përgjithësi janë të shenjta”, thuhet në reagim.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i bëjnë thirrje Igumenit Janjiq që të reflektojë dhe të ndahet nga e kaluara kriminale e popullit të tije serb dhe të pranojë realitetin e ri në Kosovës dhe të pranojë realitetin historik dhe juridik se Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk i ka pasur në pronësi këto prona që po mundohet t’i grabisë dhunshëm dhe t’i shndërrojë në prona të Manastirit të Deçanit.
LHK “Ali Hadri” ripërsërit se askush nuk është duke planifikuar fushata kundër Manastirit të Deçanit dhe se ky institucion fetar është pjesë e pandashme e historisë dhe kulturës se popullit shqiptar të Kosovës.
“Manastiri i Deçanit, ishte dhe do të mbetet monument i respektuar nga shqiptarët e Kosovës. Ne, jemi kundër politikës serbo-madhe dhe politikës se Beogradit që po ndjek Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiq”, përfundon reagimi i LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...