Kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës në Veterrnik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.
Gjatë përurimit të punimeve, kryeministri Mustafa, ka thënë se pamja e kryeqytetit do të jetë madhështore me këtë projekt.
“Më vjen mirë që po hapet hyrja në Prishtinë dhe këtë e konsiderojmë si investim për kryeqytetin. Do të jetë madhështore sepse do të kemi rrugën me katër korsi, pjesën për këmbësorë dhe biçiklistë. Kjo shënon edhe fillimin e unazës nëpër Prishtinë ashtu siç ka qenë e paraparë me projekt”,tha Mustafa.
Projekti është paraparë të realizohet me dy llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej mbi 1,5 milion eurosh, ndërsa lloti dy është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto mbi milion 1,3 euro.
Ndërsa sipas kontratës, punimet e llotit 2, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh./arbresh.info
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi