Komuna e Prishtinës ka krijuar mundësitë për të filluar me një strategji të re për shkollimin në moshën e hershme dhe se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të inkuadruar në çerdhe.
Arbërie Nagavci nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës tha të martën se janë realizuar objektivat dhe pritshmëritë për “Çerdhet me bazë në komunitet”.
Sipas saj, Komuna e Prishtinës ka krijuar mundësitë për të filluar me një strategji të re për shkollimin në moshën e hershme. Ajo tha se është rritur dukshëm numri i fëmijëve të inkuadruar në çerdhe.
Në konferencë u tha se derisa në vitin shkollor 2014-2015 ka pasur 15.7% pjesëmarrje të fëmijëve në çerdhe, tani është rritur pjesëmarrja ku një e treta e tyre janë të inkuadruar në çerdhe.
Fitore Pacolli, shefe e Kabinetit të kryetarit në Komunën e Prishtinës, theksoi se janë 5 çerdhe që janë duke funksionuar shumë mirë dhe se është duke u punuar që të hapen edhe 5 të tjera.
Në takim ishin prezent edhe përfaqësues të çerdheve të themeluara dhe njëherësh treguan për të arriturat dhe sfidat që kanë kaluar gjatë funksionalizimit të çerdheve.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin