Ha më pak, ushtro më shumë – do të ishte kjo këshilla për të gjithë ata që dëshirojnë të dobësohen.
Problemi krijohet në domenin konkret, ashtu që disa ekspertë sugjerojnë për hedhjen e karbo-hidrateve, disa të tjerë sugjerojnë marrjen e tyre.
Ekzistojnë trika të pazakonshëm të cilët do t’iu ndihmojnë, thonë disa ekspertë, në luftën kundër kilogramëve të tepërt.
Së pari, “armatosuni” me mollë, pepermint, dhe kur të arrijnë edhe pjeshkat, pasi disa studimet tregojnë se aroma e tyre shuan apetitin. Një firmë para disa vitesh kishte krijuar një parfum për dobësim me aroma, të cilat, siç thuhet, kanë parandaluar femrat që të hanë shumë.
E dyta, ndalni dritën kur shkoni për të fjetur. Kjo këshillë është e bazuar në kërkime se njerëzit që flenë në hapësira të errëta kanë metabolizëm më të mirë dhe janë më të hollë.
Dhe i fundit, trik i pazakontë që mund ta zbatoni është kur të shkoni në shitore. Në vend të kartelës paguani me para, pasi ashtu do të shpenzoni më pak në snacks dhe ëmbëlsira, të cilat për një fazë të gjatë grumbullojnë kilogramë./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit