Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se rreth gjysmë milion civilë irakenë janë arratisur nga Mosuli, ku po zhvillohet që prej tetorit të kaluar ofensiva kundër ISIS.
Zyra për koordinimin e çështjeve humanitare ka saktësuar këtë të hënë se 493 mijë persona kanë braktisur qytetin.
Ndërkohë, rreth 500 mijë të tjerë banojnë ende në zonat perëndimore të Mosulit, nën kontrollin e ISIS, që po luftojnë me trupat qeveritare të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
Kombet e Bashkuara kanë shtuar se, rezervat me ushqim, ilaçe dhe ujë të pijshëm po përfundojnë, duke prekur kryesisht zonën perëndimore të qytetit, ku dhe luftimet janë më intensive krahasuar me lindjen, që u çlirua në janar nga forcat e koalicionit ndërkombëtar.
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje