Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e sapozgjedhur të Lëvizjen “Vatra”, Gentiana Shabani dhe udhëheqësin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi.
Në takim njoftues, është folur kryesisht për problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore dhe tema të tjera.
Kryetari Haziri është zotuar se së bashku do t’i zgjidhim problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore që kanë të bëjnë me lehtësimet në nxjerrjen e dokumenteve të tyre, derisa u kërkua nga qeveria zbatimi në plotni i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për shqiptarët e Kosovës Lindore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...