Procesi i regjistrimit të qytetarëve tanë në diasporë nuk pritet të përfundoj këtë vit. Regjistrimi online nuk ka qenë i suksesshëm ka pasur probleme softuerike.
Ministria e Diasporës është duke u munduar që biznesmenëve në diasporë të iu krijohet klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë.
Kështu ka thënë ministri i Diasporës, Valon Murati në një intervistë për kp.
Ai po ashtu ka thënë se është duke bërë përpjekje që t’i afrojë bizneset në diasporë me ato në Kosovë. Por Murati nuk ka qenë në gjendje të tregoj ndonjë të arritur në kuptimin e investimeve nga ana e ndonjë nga biznesmenët jashtë.
Ndërsa, sa i përket çështjet të regjistrimit të diasporës, Murati ka thënë se nuk ka ndonjë të dhënë për numrin e të regjistruarve, kurse për procesin e regjistrimit online janë duke punuar në mënyrë që ky proces të jetë i rëndësishëm.
Kurse, për shqiptarët që janë në Turqi, Murati ka thënë se kanë hap një qendër kulturore në Stamboll me qëllim që të jenë sa më afër me vendin tonë.
Murati si sukses të tij të arritur konsideron realizimin e dy marrëveshjeve me Shqipërinë.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën