Ka përfunduar votimi në referendumin e rëndësishëm të Turqisë që do të përcaktojë nëse presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të ketë kompetenca edhe më të thella.
Mbështetësit e Erdogan thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin, por kundërshtarët kanë frikë se kjo mund të çojë në autoritarizëm të madh.
Vota “Po” mund të bëjë që Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.
Dy persona u qëlluan për vdekje në afërsi të një qendre votimi në jug-lindje, shkruan BBC.
Shkaku i incidentit, në provincën Dijarbakir, nuk ishte menjëherë i qartë, megjithatë nuk duket të ketë qenë një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve rivale.
Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë për të votuar në 167,000 vendvotime, me rezultatet e pritshme që do të shpallen të dielën në mbrëmje.
Sondazhet e opinionit tregojnë për një avantazh të ngushtë të “Po”-së në prag të votimit./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...