Me 15 rekorde hollësie, Piaget e ka shndërruar nocionin e pafundësisht fin në firmën e tij.
Historia filloi në vitin 1957 me lançimin e zemërakut mekanik me kurdisje manuale më të hollë në botë, modeli 9P.
Me trashësinë e saj prej 2 milimetrash, kjo mrekulli teknologjike thjesht revolucionoi përgjithmon industrinë e orave.
Që prej asaj kohë, imtësia bën pjesë në ADN-në e shtëpisë së themeluar në vitin 1874 në Côte-aux-Fées (Zvicër) dhe të blerë nga kompania Richemont në vitin 1988. Sfida, të reduktohet gjithnjë e më shumë trashësia e orës dhe e përbërësve të saj duke mos ndryshuar performancën dhe fortësinë e lëvizjes.
Për të festuar 60 vjetorin e këtij modeli ikonik, Piaget ka vendosur që këtë vit të shtyjë edhe më shumë limitet e pafundësisht i hollë duke shtuar një përshpejtues.
Piaget Altiplano duket si një orë e krijuar me shkop magjik, që falë lehtësisë së titanit të përdorur për këtë teknologji është shumë më e lehtë se sa çmimi i saj prej 210 000 euro./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë