Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka deklaruar se do të favorizonte një iniciativë në lidhje me dhënien fund të komenteve anonime në internet dhe në media sociale.
Sipas tij një përpjekje e tillë do të ndalonte gjuhën e urretjes dhe do të nxiste diskutime të sinqerta demokratike, transmeton portali arbresh.info.
“Komunikimi anonim favorizon shkarje verbale në disa njerëz, sidomos te ata që humbasin kontrollin dhe kënaqën me ngacmime të paskrupullta”, tha ai.
Komenti i tij vjen pasi i kabineti qeveritar në Gjermani miratoi projekt ligjin për rrjetet e mediave sociale. Gjoba mbi vonesën e largimit të lajmeve të rrejshme dhe komenteve që nxisin urrejtje pritet të shkojë deri në 50 milionë euro./Arbresh.info
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin