Është çështje ditësh tashmë nisja e një investimi nga ana e një kompanie shqiptare për ndërtimin e parkut të parë eolik, që do të prodhojë energji nga era, në një nga fshatrat e Tepelenës në Shqipëri.
Sipas burimeve nga Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së.
Po ashtu, bën të ditur AIDA, kompania ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Do të ndërtohen në total 6 kulla, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 MW.
Sipas AIDA-s, në bazë të kontratës dhe planit të investimit, i gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit. Pritet që Ministria e Energjisë dhe kompania investuese të lidhin marrëveshjen mbi zbatimin e kontratës.
Autorizimi për parkun eolik është 25 vjet dhe kompania është e detyruar që 2 për qind të energjisë së prodhuar t’ia japë shtetit. Ky do të jetë rasti i parë i prodhimit të energjisë së rinovueshme nga era në Shqipëri.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje