Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka pak ditë që ka inauguruar butikun e saj të dytë “Zaimina Vasjari Store 2”, në të cilin sjell veshje të brendshme për femra.
Bikinit janë fokusi kryesor i këngëtares, aq më shumë tani që jemi në prag të sezonit veror.
Duke qenë një fytyrë publike dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo po arrin që mjaft mirë të reklamojë veshjet e butikut të saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, transmeton telegrafi, ku shfaqet mjaft seksi pranë një pishine të mbyllur, teksa në sy bien bikinit e saj, të cilat e shfaqin mjaft provokuese këngëtaren, veçanërisht te pjesa e gjoksit.
Mesa duket muajt e ardhshëm do të jenë vërtetë të nxehtë për Zaimën, e cila nuk do të ngurojë të dhurojë imazhe të tilla për të promovuar të brendshme dhe bikinit e butikut të saj të ri.

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...