Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se kthimi i ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës do të përballej me rezistencë të fuqishme, deri në mundësinë e fundit nga kolegët e tij të opozitës.
Ai ka deklaruar se lënia e mundësisë për mbajtje të zgjedhjeve në rast se nuk kalon demarkacioni në kuvend nga ana e kryeministrit Isa Mustafa tregon qartë se koalicioni qeverisës i ka të numëruara ditët, njofton Klan Kosova.
“Mendoj që kjo flet më së miri për pafuqinë e koalicionit, sepse përderisa i kanë numrat në kuvend, do të duhej të ishin në gjendje ta kalojnë edhe demarkacionin. Kjo qeveri po e përfundon mandatin pa asnjë sukses. Sa më herët që e shohin që ky koalicion i ka sjellur vec të këqija, aq më mirë është që qytetari ta ketë të drejtën të vendosë për të ardhmen. Do të duhej që ky qëndrim të vinte më herët. Ka qenë shumë e qartë që sa më herët që kjo do të ndodhte, do të ishte më mirë për qytetarin. Nuk është se kjo gjë varet nga opozita, të them të drejtën”.
“Ne e dimë se kjo qeveri ka kontrabanduar shpesh ligje dhe projektligje. Kështu që është zor e parashikueshme nëse më parë do të vijë në kuvend ratifikimi i demarkacionit, apo mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë. Nëse demarkacioni vjen në kuvend, do ta kundërshtojmë deri në mundësinë e fundit”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...