Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës se gazetari Musa Mustafa ka bërë ‘raportim jo të vërtetë’ para dy ditësh kur ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit.
Në lidhje me këtë rast, AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyjat palët, si me Policinë Kosovës ashtu edhe me gazetarin Mustafa. Megjathatë, policia ka njoftuar se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.
Ashtu siç vepron edhe me rastet e tjera, AGK-ja do të monitorojë zhvillimin e metutjeshëm të këtij rasti deri në një vendim përfundimtar.
Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organanet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera.
AGK-ja së fundi ka vendosur ura të rregullta komunikimi me institucionet duke përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe institucionet e tejra që kanë ndikim në përpjekjen tonë për krijimin e një klime më të favorshme për të ushtruar profesionin e gazetarit në vendin tonë.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...