Duke iu referuar një paralajmërimi që Ambasada e Amerikës u ka bërë shtetasve të saj që jetojnë në Kosovë, të kenë kujdes të shtuar për shkak të mundësive të ndonjë sulmi terrorist, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se gjendja në vend është stabile dhe se gjithmonë në prag të festave, secila ambasadë bën paralajmërime të tilla.
Veç tjerash ai shtoi se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit te ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet ligjore të saj janë, të mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat, të parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve, ta mbajë rendin dhe sigurinë publike.
Kelani tha se bazuar ne autorizimet dhe vlerësimet policore që bëhen në vazhdimësi ndërmerren edhe veprime konkrete me personelin e saj, me qëllim te ruajtjes se rendit dhe sigurisë se përgjithshme ne vend.
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...