Kompania Apple në fshehtësi po prodhon sensorë, me të cilët do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC.
Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike.
Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple Steve Jobs.
Shumë kompani shëndetësore deri më tash kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të përcillnin nivelin e glukozës në gjak, dhe jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses.
Sipas mediave, Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko.
Në këtë projekt do të investohen disa miliarda dollarë, por që do të ishte shpëtim për miliona të prekur nga diabeti./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...