Për sektorin më të përfolur, atë të shëndetësisë, ekzekutivi do të mendojë më seriozisht këtë mandat, raporton KTV.
Kështu u zotua kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në 90-vjetorin e Institutit të Shëndetit Publik, derisa premtoi përkrahje të qeverisë për këtë institucion.
Mustafa ndër të tjera shtoi se Kosova ka synim që sa më parë të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Drejtori i këtij Instituti, Naser Ramadani, ka thënë se nuk kanë munguar rezultatet në fushën e shëndetësisë, marrë parasysh periudhat e vështira për këto 90 vjet.
Por për përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë problem mbetet ndotja e ajrit si faktor që çon në vdekjen e parakohshme, përcjell koha.net. Në konferencën tre ditore po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve simotra të vendeve të tjera rajonale.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...