Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në ‘Kampin Rinor 2015’ që ka filluar më 1 qershor.
Në kampin veror morën pjesë 46 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e Kosovës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, i ka përshëndetur nxënësit dhe oficerët e FSK-së, si dhe uroi nxënësit të kenë kaluar mirë.
Nxënësit pjesëmarrës në Kampin rinor u shprehen shumë të emocionuar për qëndrimin e tyre një javor në KDS, ku shumica shprehen se do të dëshironin të ishin pjesë e FSK-së, në të ardhmen, pasi që jeta ushtarake iu pëlqen shumë.
Kampi Rinor 2015 është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...