SHBA-ja është e gatshme të kontribuojë për t’i dhënë fund konfliktit në Siri, konfirmoi sot ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, para një votimi të Këshillit të Sigurimit parashikuar për Sirinë.
“Ne jemi të gatshëm të përdorim të gjithë peshën dhe burimet tona diplomatike. Ne jemi të gatshëm për t’i dhënë fund konfliktit në Siri”, nënvizoi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
“SHBA-ja beson se një proces politik mund të funksionojë, pavarësisht mosmarrëveshjeve”, shtoi ajo.
Këshilli i Sigurimit u mblodh para një votimi të parashikuar në orën 19:00 GMT mbi një projektrezolutë që kërkon bashkëpunimin e qeverisë siriane në hetimin për sulmin kimik të dyshuar të ndodhur në Khan Cheikhoun javën e kaluar, që shkaktoi të paktën 87 të vdekur, 31 prej të cilëve fëmijë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...