Gigi Hadid është shumë e njohur për trendet e veçanta që i sjellë, nga të cilat inspirohen shumë persona.
Modelja 21 vjeçare nuk kishte lënë pa tërhequr vëmendjen e të pranishmëve edhe me kombinimet që kishte vendosur t’i bënte në paraqitjen e saj të fundit.
Gigi Hadid kishte veshur një palë xhinse deri tek gjuri, me një bluze të firmës Tommy Hilfiger dhe një këmishë të gjatë. Modelja kishte vendosur që të lidhte vetëm një pjesë të flokëve të saj, ndërsa pjesën tjetër t’i lëshonte, një model i flokëve ky mjaft i pëlqyer kohëve të fundit.
Gigi Hadid së fundmi ka zbuluar se do të jetë në kopertinën më të re te revistës Vouge, në Holandë.
Modelja është komentuar shumë pozitivisht për këtë dukje nga fansat e saj. Ajo është ndër emrat më të kërkuar te modës të këtij viti së bashku me motrën e saj, Bella Hadid.



Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...