Agjencia e lajmeve AP shkruan se shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Moskë i ka bërë sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson një pritje “të ftohtë të pakëndshme”.
Lavrov me këtë rast akuzoi Uashingtonin se ka kryer sulm jo ligjor në territorin e Sirisë.
“Ishte ky një fillim ogurzi i vizitës së Tillerson, e para vizitë në Rusi e ndonjë zyrtari të kabinetit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”.
Agjencia shkruan se po zgjerohet hendeku ndërmjet dy armiqve nga Lufta e Ftohtë, edhe pse para disa javësh ishte dukur se Trump, i cili falënderoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë kampanjës, është i gatshëm për afrimin potencial të nivelit historik me Rusinë.
Tillerson në takim me Lavrov porositi se linjat e komunikimit ndërmjet dy shteteve do të mbeten gjithnjë të hapura, duke vlerësuar se takimi i sotëm mbahet në një moment të rëndësishëm, në mënyrë që Rusia dhe SHBA-të të mund të precizojnë fushën e interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...