Ekspertët rusë do të kryejnë fluturime vëzhgimi me avionët “ Tu-154M LK-1” mbi Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, njoftoi mëngjesin e sotëm një zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Sergei Ryzhkov, kreu i Qendrës së Reduktimit të rrezikut Bërthamor tha se në kuadër të “Traktatit ndërkombëtar të Qiejve të Hapur”, avionët rus do të kryejnë fluturime vëzhguese mbi Shtetet e Bashkuara nga 10deri më15 prill dhe mbi Kanada nga 18 deri më22 prilli.
Ryzhkov tha se avionët rus do të ndjekin një rrugë të dakorduar, dhe se specialistët amerikanë dhe kanadezë do të jetë në bord për t’u siguruar se pajisjet e vëzhgimit do të përdoren në përputhje me Traktatin.
Traktati i Qiejve të Hapur u nënshkrua në mars 1992-it dhe u bë një nga masat më të mëdha të ndërtimit të besimit në Evropë pas Luftës së Ftohtë, shkruan “RT”
Ajo hyri në fuqi në vitin 2002 dhe aktualisht ka 34 shtete, përfshirë Rusinë dhe shumicen anëtarëve të NATO-s.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...