Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe rasti i fundit është i ish-komandnatit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor.
Ai tha se ministria e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka thënë se Qeveria ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke thënë se pikërisht kur Qeveria thotë kështu, mu në atë sektor ka shkelje.
“Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu sic e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, tha ajo.
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...