Opozita ka vazhduar pasditen e kësaj të hëne me fjalimet e liderëve të saj nga çadra e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij ka përsëritur kushtet tashmë të mirënjohura të opozitës për të hyrë në zgjedhje.
“Dialogu po refuzohet. Ftesa jonë është t’i japim fund krizës politike me dialog. Zgjidhja nuk mund të jetë më shumë kohë për krimin dhe drogën. Zgjidhja është një qeveri teknike që do të kryejë detyrat e ngarkuara nga populli”, ka thënë Basha.
Në të njëjtat linja është shprehur edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, për të cilin vota e qytetarit është e shenjtë.
“Jemi këtu në respekt të studentëve të dhjetorit. Nuk ka asgjë më të shenjtë për qytetarin sesa e drejta e votës. Nuk mund të pranojmë që shqiptarët të konsiderohen qytetarë të dorës së dytë”, ka thënë Mediu.
I pranishëm në këtë takim, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se përditë e më fortë po dëgjohet zëri i opozitës. “Ka vetëm një rrugë, ajo e qëndresës. Mos prisni nga Rama që të tregohet racional”, u ka thënë Dule të pranishëmve.
Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka bërë thirrje për qëndresë derisa të arrihen zgjedhje të lira e të ndershme. “LSI dhe PDIU kanë thënë se nuk mund të bëhen pjesë e zgjedhjeve farsë”, u ka kujtuar ai të pranishëmve qëndrimin e dy partive të mazhorancës.
Thirrjeve i është bashkuar edhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka pohuar konsensusin e tij për të mos hyrë në zgjedhje nëse më parë nuk ka një zgjidhje të situatës politike.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...