Goditja raketore amerikane në bazën ajrore në Siri javën e kaluar ka shkatërruar 20 për qind të fluturakeve ushtarake nën kontrollin e regjimit të Bashar al Asadit, ka thënë ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhim Matis.
Ai në kumtesën e sotme tha se Qeveria siriane do të bënte gabim të madh nëse serish do të përdorë armë kimike, transmeton KosovaPress.
SHBA, më 7 prill, kryen sulm ajror me urdhër të presidentit Donald Trump në bazën ajrore të Sirisë, duke e goditur me raketa “Tomahawk”, si përgjigje ndaj sulmeve me armë kimike mbi civilët, për të cilën fajësohet regjimi i Bashar al Asadit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...