Ditë më parë u raportua për vdekjen e modeles me sytë më të bukur në botë, ndërsa tani dalin detajet e para të vdekjes së saj.
Raudha Athif e cila ishte gjetur e varur në dhomën e saj konviktin studentor në Bangladesh, mësohet se nuk është vetëvrarë, por atë e kishte vrarë dikush, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Modelja 20-vjeçare ishte studente e vitit të dytë në kolegjin e Mjekësisë Islame në Rajshahi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familja e saj, të cilët treguan se arsyeja pse është vrarë modelja është se ajo kishte refuzuar të vënte mbulesën islame.
Edhe pse hetimet për vdekjen e saj ende po vazhdojnë, familja e saj, gjegjësisht vëllai Rayyan Athif, doli me një deklaratë.
“Stili i saj i veshjes ishte i ndaluar si ‘i pamoralshëm’ dhe ‘jo-islamik’, edhe pse në kolegj ajo kishte respektuar veshjen duke mbuluar fytyrën e saj” ka thënë vëllai i saj.
Vëllai i saj ka thënë se para se të vdiste, Raudha u kishte treguar se dikush kishte tentuar ta vriste duke i hedhur tableta në pijen e saj.
Edhe pse në fillim u tha që ishte vetëvrasje, në bazë të disa shenjave në fytin e saj, familja e Raudhës kishin hedhur poshtë këtë gjë duke thënë se ato i kishte nishane nga lindja.
Madje, babai i saj Mohammed Athif i cili është mjek me profesion, që në fillim ishte deklaruar se kjo është vrasje, jo vetëvrasje.
Raudha ishte modele e njohur e Vogue, e cila është cilësuar si vajza me sytë më magjepsës në botë.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...