Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të mblidhet sot rreth orës 17:00, për të diskutuar situatën në Siri, përkatësisht sulmet ajrore të SHBA’së ndaj Sirisë, shkruan Reuters.
President i ShBA’së, Dondal Trump, mbrëmë dha urdhër për të goditur me sulme ajrore regjimin sirian të Bashar al- Assad.
Urdhri erdhi pasi Assad përdori armë kimike ndaj njerëzve të tij duke lënë shumë të vdekur, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë.
Pas sulmit shumë shtete perëndimore e mbështeten të SHBA’në për sulmin raketor.
Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, bëri përgjegjës Bashar Al-Assad’in për sulmet e Amerikës në Siri, pasi presidenti sirian kisht urdhëruar përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve gjë që shkaktoi 72 viktima./arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...