Dua Lipa ka nisur turneun evropian të koncerteve.
Për më shumë se një orë, publiku italian ka kënduar e kërcyer nën ritmin e muzikës pop, R&B e dance në arenën “Fabrique” të qytetit të Milanos, ku këngëtarja shqiptare ka kënduar këngët e albumit të ri që do të dal në shitje gjatë muajit qershor.
“Faleminderit që kënduat me mua këngë që ende nuk i kam nxjerrë në shitje”, u shpreh këngëtarja në përfundim të koncertit.
Dua Lipa e hapi koncertin me ritmin e muzikës tropikal house të këngës “Hotter Than Hell” e mbërritja e saj në skenë u prit me shenjën e shqiponjës nga mjaft shqiptarë të pranishëm në këtë koncert.
Dua performoi në koncertin e Milanos dhe mjaft këngë të reja si “‘Want To’”, “Bad together” e “Running”.
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...