Të paktën 70 persona janë vrarë, përfshirë 11 fëmijë në veri të Sirisë, pasi u ekspozuar ndaj një gazi toksik të hedhur nga avionët, shkruan theguardian, transmeton Arbresh.
Civilët kanë vdekur nga mbytja dhe pasojat e helmimit në Kan Sheikun, qytetin në veriperëndim të provincës Idleb.
Pasi të lënduarit u transportuan në spital, atë e goditi një raketë dhe e shkatërroi një pjesë të spitalit.
Sipas medieve atje, të paktën edhe 100 persona janë duke u trajtuar në spitalet në provincën Idlib, ndërsa dhjetëra të tjerë u transferuan në Turqi, në gjendje kritike.
Raportohet se bombat janë lëshuar nga avionë luftarakë, ndoshta rusë apo të regjimit të Assadit. Goditën qytetin e Khan sheikhun, që është ende nën kontrollin e rebelëve.
Donald Trump denoncoi masakrën si një akt të “urryer”, duke thënë se “nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar”. Por ai gjithashtu vuri një pjesë të përgjegjësisë për Barack Obama, duke thënë në një deklaratë se sulmi ishte “pasojë e dobësisë dhe pavendosmëri e administratës së kaluar”.
Ndërsa, BE dhe Turqia kanë akuzuar Assadin për sulmin. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të OKB. “Këto veprime të urryera të Bashar al Assadit janë pasoja të dobësisë dhe pasigurisë së administratës së kaluar”, ka akuzuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Videoja e publikuar në youtube, tregon tmerrin dhe pasojat që kanë shkaktuar raketat me gaz toksik/Arbresh.info




https://www.youtube.com/watch?v=Fc7_qzAiJRA
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...