Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur Apple ka folur për pajisjen Mac Mini. Kompania ishte e heshtur për një kohë të gjatë për këtë pajisje dhe shumica menduan se Apple do ta pensionojë, por duket se nuk do të jetë kështu.
Nënpresidenti i marketingut të Apple, Fil Shiler ka konfirmuar se Mac Mini mbetet prodhim i rëndësishëm për kompaninë, gjë që tregon qartë se nuk do të ndërpritet. Ai një qëndrim të tillë e ka shprehur në një konferencë për media në të cilën ka zbuluar planet e kompanisë për pajisjet Mac Pro dhe iMac.
Shiler ka theksuar se Mac Mini do të mbetet prodhim i rëndësishëm në linjën e kompanisë edhe pse deri më sot nuk ka risi, të cilat mund të ndahen me publikun, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, Apple freskimin e fundit të Mac Mini e ka bërë në vitin 2014, dhe ai që nga ajo kohë ishte bërë pajisja më e lirë Mac.
Komentet e Shiler tregojnë se kompania do të freskojë linjën e pajisjes Mac Mini në periudhën e ardhshme, por për momentin nuk ka informata se kur do të ndodhë kjo.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...