Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e programit nuklear veri-korean, duke thënë se ka kaluar koha dhe se të gjitha opsionet janë në tavolinë.
“Koha ka skaduar, të gjitha opsionet tash janë në tavolinë”, tha zyrtari, duke treguar për mos suksesin e përpjekjeve të administratës që të bisedojë për ndalimin e programit nuklear veri-korean.
Koreja Veriore me sukses ka zhvilluar armët bërthamore në të kaluarën, por ekspertët thonë se shteti tash duhet të zhvillojë teknologjinë për përgatitjen e raketave balistike me koka nukleare.
Trump disa herë ka deklaruar se planifikon t’i bëjë thirrje Kinës që të shfrytëzojë ndikimin e saj në Korenë Veriore që të ndihmojë për ndërprerjen e programit nuklear.
Në intervistën e fundit për Financial Times, Trump tërhoqi vërejtjen se do të veprojë për ndalimin e Koresë Veriore, me ose pa bashkëpunimin e Kinës./Arbresh.info/
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës