A mundet një e shkrepur blici të vendosë në dukje një kancer të fshehtë? Një histori e rrallë, është bërë virale këtë javë dhe duket se çdo portal informative e ka përcjellë, pasi një foto e vetme mund të shpëtojë jetë.
Të gjithëve na ka ndodhur të na shkëlqejnë sytë në ngjyrë të kuqe kur shkrepet një aparat fotografik me blic, por nëse kjo ngjyrë është e bardhë duhet të bëni një kontroll menjëherë.
Një baba ka zbuluar një formë të kancerit të syrit, vetëm kur vëreu se djali i tij 14 muajsh nuk kishte “sytë tipik të kuq” në një foto të larë, por i kishte me pika të bardha.
Pas hulumtimeve online anglezi Jaxson e kuptoi se kishte të bënte me një anomali dhe u konsultua me mjekun duke zbuluar se djali i tij kishte një formë tumori në sy.
Retinoblastoma është një rast i rrallë dhe prek zakonisht fëmijët para moshës 5 vjeçare. Reflektimi ibardhë i zyde në një foto është shenja më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.
Falë zbulimit të hershëm dhe trajtimit në kohë mjektët mundën të reduktonin masën e tumorit duke i shpëtuar shikimin vogëlushit vetëm 14 muajsh.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë