Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, në fjalimin e tij të radhës nga çadra e protestës ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga kryetari i LSI, Ilir Meta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Një nga dy partnerët e koalicionit bëri dje një zgjedhje. Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë, ajo mirësevjen tek Shqipëria dhe shqiptarët të parët”, ka thënë Basha.
Ai ka paralajmëruar kryeministrin duke thënë se, “pengesa e vetme që vendos pushtetin mbi interesat publike ka orën e fundit për të reflektuar”.
“Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha./TCH
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINT urdhëron etiketim më të qartë për produktet e qumështit...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...