I dyshuari prapa sulmit në metronë e Shën Petersburgut ku mbetën 11 të vdekur është me prejardhje nga Kirgistani por që kishte shtetësi ruse.
Të paktën 45 persona janë plagosur në shpërthimin mes dy stacioneve nëntokësore pasditen e së hënës, transmeton portali arbresh.info
Shërbimi kirgiz i sigurisë ka thënë se sulmuesi ishte Akbarzhon Jalilov, i cili ka lindur në Osh në vitin 1995.
Ka raporte kontradiktore nëse ishte apo jo ai sulmuesi vetëvrasës.
Autoritetet në Shën Petersburg kanë deklaruar tre ditë zie./Arbresh.info
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë