Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të përurojnë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc.
Ministria e Infrastrukturës po ashtu gjatë këtij viti do të financojë edhe realizimin e ndërtimit të rrugëve Shajkovc – Xehrore, në vlerë prej 300,000 € dhe Pakashticë – Qelagë, në vlerë prej 720,000 €.
MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Podujevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...