Labinot Tahiri, këngëtari dhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, ka thënë që politikën nuk e ka dashur asnjëherë përkundër se i ka hyrë kësaj rruge.
“Mendoj se njerëzit kanë për tu argëtuar, por më shumë nevojë kanë për zgjidhje. Në Ferizaj nuk kam lënë njeri që nuk i kam bërë zgjidhje. Politikën nuk e kam dashur kurrë, por politika qenka si balta e gjallë”, tha Tahiri në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke thënë se është i kënaqur me AKR-në.
“Jam i kënaqur që jam në AKR-në, sepse atë që dua ta realizoj në të ardhmen mund ta bëj vetëm me këtë parti”,tha ai.
Thotë se shqiptarët nuk i konsideron armiq, “kam vetëm kundërshtarë politik”.
“Kam dashur të kandidoj si i pavarur, kam pasur oferta edhe nga partitë tjera politike pët të kandiduar për deputet. Por Pacolli më ftoi të bëhet pjesë e partisë së tij”, ka thënë Tahiri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...