Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “France 24” ka komentuar situatën në vend dhe në rajon, ku ka vlerësuar se Ballkani nuk është një fuqi baruti për Europën.
Më tej gjatë intervistës, Rama ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë.
“Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë 35 % shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është “Marrëveshja e Ohrit” e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”, u shpreh Rama.
Gjithashtu kryeministri shqiptar ka komentuar edhe Reformën në Drejtësi ku ritheksoi se do të bëhet në bashkëpunim me BE-në.
Duke e cilësuar të rëndësishëm integrimin e rajonit dhe të Shqipërisë në BE, Rama iu përgjigj pyetjes se nëse mendon se 27 vendet anëtare të BE janë lodhur me anëtarësime dhe do të mbyllin portat? “Nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit”, u përgjigj Rama.
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës