Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Në ditën e 33-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.
Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon që mos të futet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa i kanë bërë thirrje LSDM-së që të mos bëjë koalicion me partitë shqiptar./Arbresh.info/
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...
Osmani: Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme
Haxhiu: Masakra e Pastasellës, një nga plagët më të rënda të...