Sot në Pallatin e Sportit në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Kampionatit Ballkanik në Pingpong për të Rinjtë (BYTTC 2015), i cili do zgjasë deri të dielën, 7 qershor, dhe në të cilin do të marrin pjesë garues nga pese shtete te rajonit: Turqia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Kosova. Garat do zhvillohen në disiplinat ekipore, individuale, çifte (djem, vajza dhe te përziera).
Në emër të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Sportit, hapjen zyrtare e bëri zëvendësministri Rexhep Hoti, i cili u dëshiroi mirëseardhje sportistëve mysafirë të vendeve të rajonit dhe i uroi ata që të korrin suksese në këtë kampionat.
Ai e konsideroi këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, duke dëshmuar se vendi ynë di të organizojë.
Hoti theksoi se MKRS vazhdimisht ka rritur përkrahjen për sportin, ndonëse mbeten sfida edhe në të ardhmen, si përmirësimi i infrastrukturës dhe masivizimi i sportit.
Fjalë përshëndetëse në hapjen zyrtare patën edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i Federatës së Pinpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...