Mali i Zi nuk do të mund të jetë si anëtar me të drejta të plota të NATO-s në samitin e ardhshëm të Aleancës Veri-Atlantike, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, kah fundi i majit, tha të premten një zyrtar në Bruksel.
Hyrjen e Malit të Zi në NATO, me çka do të bëhej vendi i 29 anëtar i saj, Rusia po e konsideron si provokim, duke shkaktuar ndarje në vendin e vogël me 620.000 banorë, ku opozita pro-ruse po kërkon referendum lidhur me këtë çështje.
Qëkur Mali i Zi në dhjetor të vitit 2015 ishte ftuar t’i bashkëngjitet Aleancës, 25 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar hyrjen e këtij vendi në NATO, ndërsa një gjë të tillë e miratoi këtë javë edhe Senati amerikan.
Por, një zyrtar i paemëruar i NATO-s tha se Mali i Zi nuk do të jetë anëtar me të drejta të plota deri në samitin e planifikuar për datën 25 maj, në Bruksel.
“Holanda nuk do të mund të ratifikojë hyrjen e Malit të Zi në NATO, pasi procedura në parlamentin e Den Hag do të zgjasë të paktën tetë javë”, ka shpjeguar zyrtari në fjalë.
Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq shfaqi shpresën se vendi i tij do të bëhej anëtar me të drejta të plota deri në fillim të samitit. Rusia zgjerimin e NATO-s në Ballkan e ka quajtur provokim, pasi nëse Mali i Zi hyn në NATO, Aleanca Veri-Atlantike do të kontrollojë të gjitha anët e Ballkanit.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...