Deputetin socialist Ben Blushi, dhe deputetin demokrat, ish-kryeministrin Sali Berisha tani i bashkojnë kritikat. Këta të dy patën edhe një takim rasti në një eveniment.
I ftuar nga ambasadori italian Massimo Gaiani në rezidencën e tij me rastin e një feste të Italisë, ish-kryeministri Sali Berisha është dukur tepër i kënaqur pasi takoi një personazh të papritur.
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, i cili kohët e fundit ka qenë shumë kritik me mazhorancën, ka patur një shtrëngim duarsh me Berishën.
Ky i fundit si duket e konsideron si aleat tashmë, pasi dukej vërtet i lumtur, transmeton Mapo.al.
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin
Përkundër ofertave, Szczęsny vendos të qëndrojë tek Barcelon...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdeku...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amer...