Komuna e Prishtinës në mbledhjen e parë për këtë vit miratoi propozim-vendimin për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës.
Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti duke iu përgjigjur disa asamblistëve tha se modeli i qoshqeve është marrë nga Vjena dhe Lubjana. Sipërfaqet do të jenë 11, 15 dhe 18 metra të ndërtuara nga konstruksioni metalik. Ahmeti tha se kostoja e ndërtimit do të jetë përgjegjësi e shfrytëzuesve.
Asambleistët po ashtu miratuan edhe propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatshkurtër për qoshqet me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre.
Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026, kërkesa e ZKA-s...
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim në proce...
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...
“Asesino”, reagimi i nënës së argjentinases në gjykatë pasi ...