Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka marrë pjesë mbrëmë në studion e emisionit Opinion të Blendi Fevziut.
Gjatë emisionit Ben Blushi ka deklaruar se janë tre pale politike që mund të thërrasin një tryezë për të negociuar këtë krizë.
Blushi theksoi se njëri nga palët është Presidenti i Republikës, por ai nuk po e bën një gjë të tillë edhe pse e ka detyrim kushtetues.
Ai tregoi se i dyti mund të jetë Kryetari i Kuvendit, por as ai nuk po e bën, pasi edhe ai po bën lojën e tij politike.
I treti, sipas Blushit, është faktori ndërkombëtar.
“Faktori ndërkombëtar është inaktiv akoma. Pse është i tillë? Sepse kauza e PD-së është e pabesueshme“, -tha ai.
Ben Blushi, kreu i LIBRA-s prej disa kohësh po luan një rol shumë aktiv në politikë, dhe partia e tij LIBRA është treguar e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18-qershorit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...