Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pasi u përfshi nga tymi i dalë nga deodoranti i saj gjatë pushimeve familjare.
Paige Daughtry ishte aq e brengosur për higjienën personale saqë përdori sprejin e trupit sikur nuk do të kishte më, thuhet në hetimin e kryer nga policia, transmeton portali arbresh.info.
Mendohet se “substancat e avullueshme” në aerosol kanë prekur ritmin e saj të zemrës.
Ajo është gjetur e shtrirë me fytyrë në krevat nga nëna e saj ku ishin duke kryer pushimet në Fleetwood.
Përkundër asaj që u dërgua me urgjencë në spital, ajo vdiq dy orë më vonë.
Policia që ka hetuar ngjarjen tragjike gjeti një kanaçe të deodorantit në afërsi ku është gjetur nxënësja.
Mjekët thanë se ajo kishte thithur butan dhe gaz, por nuk kishte asnjë dëshmi për “përdorim kronik”.
Nëna e vajzës ka thënë se ajo ishte shumë e shqetësuar për higjienën sepse nuk donte të mbante erë.
Patologu ligjor Dr. Jonathan Metcalfe ka thënë se shkaktari i vdekjes ishte “thithja e substancave të avullueshme” të cilat njihen të jenë prezentë në deodorantin Right Guard./Arbresh.info
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...