Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosova, ka folur rreth zgjedhjeve të Kuvendit të VIII-të në LDK-së dhe ka konsideruar se kjo parti e ka kaluar provimin e demokracisë që moti.
“Lidhja Demokratike ka kohë që e ka kaluar testin demokratik. LDK-ja e ka humbur liderin e saj, Ibrahim Rugova dhe ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Të dielën në zgjedhje ka pasur një proces shumë demokratik”, ka thënë Zemaj.
Ai e ka cilësuar të panevojshëm përjashtimin e mediave nga salla ku po mbaheshin zgjedhjet e LDK-së.
“Kuvendi zgjedhor nuk ka pasur nevojë që të mos i lejojë mediat në Kuvend, sepse çdokush ka mundur të flasë pa u penguar nga askush”.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi