Për këtë, tre persona janë arrestuar gjatë natës në vrazhdën e një hetimi të koordinuar nga Prokuroria antimafia dhe antiterrorizëm e Venecias, dhe i kryer nga policia provinciale e Venecias dhe selia e policisë në Digos të Venecias.
Forcat e policisë kanë identifikuar një celulë terroriste xhihadiste që vepronte në qendrën historike të Venecias.
Ndaj tre personave është ekzekutuar masa e arrestit me burg, ndërsa një minoren është ndaluar. Të gjithë janë shqiptarë me origjinë nga Kosova, me leje të rregullt qëndrimi në Itali, shkruan “Corriere”.
Të paktën dy prej tyre punonin si kamarierë në lokale në Venecia.
Bastisja u zhvillua gjatë natës, në një ndërtesë pranë teatrit La Fenice, rreth orës 4, siç tregojnë disa qiramarrës. Në aksion kanë marrë pjesë forcat speciale të policisë dhe karabinierët.
Në të njëjtën kohë, janë kryer 12 bastisje, të gjithë në qendrën historike, përveç njërës në Mestre dhe një tjetre në provincën e Treviso-s.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...