Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson iu ka bërë edhe një herë thirrje pushtetarëve të Kosovës që të themelojnë Gjykatën Speciale
Në të kundërtën, ajo tha se ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjik të Kosovës, nuk do të bllokojnë më këtë proces në Kombet e Bashkuara.
Me rastin e aktivitetit të USAID-it “Angazhimi për Barazi” që ka filluar sot në Prishtinë Jacobson tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin, për shkak të një numri të vogël të personave që mund të akuzohen.
Jacobson tha se janë duke pritur nga Qeveria që të pranojë draftin e fundit për Gjykatën Speciale që është prezantuar nga Brukseli.
“Dhe, unë shpresoj që Qeveria të marrë një vendim së shpejti rreth kësaj, që të dërgohet në Kuvend dhe edhe Kuvendi të marrë vendimin e vet. Sepse, të gjithë e dimë se cila është alternativa e kësaj, nëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk e miratojnë këtë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë strategjik të Kosovës nuk do ta bllokojnë këtë më në një proces në Kombet e Bashkuara. Prandaj thërras udhëheqësit politikë në Qeveri dhe në Kuvend që të lëvizin përpara, që të marrin vendimin e që të mos rrezikojnë legjitimitetin e vazhdueshëm dhe reputacionin e Kosovës, për hir të një numri të vogël të njerëzve që mund të akuzohen”, tha Jacobson.
Jacobson tha se kanë pas shumë raunde të negociatave të zorshme, por në fund këshilltarët ligjorë, avokatët nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti i Shtetit amerikan, kanë dalë me draftin e fundit, dhe siç tha ajo konsiderohet të jetë më i miri.
Benzema debuton me hattrick tek Al-Hilal
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja