Gjykata Kushtetuese ka vendosur që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës.
Sipas këtij neni Veterani luftëtar i UÇK-së që jeton në shtet tjetër, gëzon të drejtën në benificione tjera sipas këtij ligji por nuk gëzon të drejten në pension.
Kërkesë për interpretim të Kushtetueses të ndryshimeve të Ligjit i kishte dërguar në Kushtetuese deputetja e VV-së Aida Dërguti.
Gjykata po ashtu gjeti se neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën; si dhe neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 janë në pajtueshmëri me Kushtetutën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...