Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, të mërkurën ka premtuar se do të vazhdojnë përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Kosovë, në mënyrë që të arrihen synimet e përbashkëta për ngritjen e cilësisë në arsim.
Ai këto komente i bëri në ceremoninë e vënies së gurthemelit të sallës së edukatës fizike të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Katër dëshmorët”, në Ratkoc të Rahovecit.
Me këtë rast, ministri Bajrami është shprehur i kënaqur që në mënyrë solemne po bëhet vënia e gurthemelit të sallës së edukatës fizikë në një shkollë me traditë shumëvjeçare.
“Me ndërtimin e kësaj salle do të krijojmë kushte për një edukim më të mirë të fëmijëve tanë, në këtë fshat, i cili padyshim e ka merituar, sepse kjo shkollë tashmë po shënon 70 vjetorin e themelimit të saj”, tha ai.
Të pranishmit, me një fjalë rasti i kanë përshëndetur edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për kujdesin për këtë shkollë dhe zgjerimin e përmirësimin e infrastrukturës shkollore në këtë komunë, por edhe kudo në Kosovë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...